Një tjetër rast i dyshuar i futjes së lëndëve narkotike në burgun e Fierit është zbuluar këtë të martë.

Gjatë një kontrolli të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në qelinë e një të dënuari për trafik droge janë gjetur disa doza të dyshuara si kanabis.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me sasinë e lëndës së sekuestruar. Gjithashtu, mbetet e paqartë se si droga ka mundur të depërtojë në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.