Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë

17 Nëntor 2026 | 17:36

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar një takim në Kryeministri me përfaqësues të sipërmarrjes japoneze. Rama në pamje që ka ndarë në “Facebook” ka zbuluar edhe detaje nga diskutimet teksa thekson se Shqipëria dhe Kosova do ta mirëprisnin përfshirjen e Japonisë në projektin strategjik të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore.

Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s.

Ky mund të jetë një investim shumë interesant. Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj.

Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, njoftoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori Tarran takon kreun e Gjykatës së Lartë, në fokus përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, është takuar këtë të martë me Presidentin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Takimi është...
17:08 | 17/11/2026

“Le të jetë ky Nëntori i Tretë”, studentja: Më 28 Nëntor do vijnë me mijëra nga diaspora…

Studentja, Laura Kërtalli në një lidhje online për Euronews Albania me gazetarin Ilir Kazaferi ka folur lidhur me protestën e njoftuar më 28 nëntor. Duke...
17:04 | 17/11/2026

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në ambientet e burgut të Fierit. Sipas raportimeve, gjatë...
16:37 | 17/11/2026