Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve në media për deklaratat e tij gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke mohuar se ka folur për video erotike apo marrëdhënie intime të kolegëve të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko sqaron se shqetësimi i ngritur prej tij në Asamble lidhej me kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese të politikanëve me krimin e organizuar, duke kërkuar që personat e përfshirë në lidhje të tilla të largohen nga politika. “NDJESE E DETYRUAR”… Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!