“Me Albin Kurtin kemi diskutuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë: Jemi gati të punojmë me ju për këtë projekt BE-ja dhe OSBE-ja ia dolën të ulnin demokratët dhe socialistët sërish në tryezën e reformës zgjedhore, para se mandati i Komisionit të Posaçëm të skadojë zyrtarisht.
Oerd Bylykbashi kishte marrë me vete paketën e propozimeve për ndarjen e partisë nga shteti, ku parashikohen një sërë ndëshkimesh. Më i forti: humbja e mandatit për subjektin që vjedh apo blen vota.
“Sanksione penale të shkruara qartë, që prokuroria të mos ketë justifikimin që nuk i kuptoi dhe sot e kësaj dite nuk ka çuar njeri në burg. Pavlefshmëri zgjedhjesh, por edhe një element tjetër: kush merr mandat në përdorim të burimeve shtetërore, në këtë konflikt të madh interesi, humbet mandatin ai dhe partia përkatëse”, tha Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, PD.
“Më ngjau më shumë me manifest sesa propozime konkrete. Kjo është listë dëshirash. Të bësh ndalime absolute, e kam thënë, të thashë liqenin për të zënë peshkun, kjo më duket qasje jo normale”, u shpreh Damian Gjiknuri, Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, PS
Demokratët duan që reforma të prekë edhe sistemin.
“Të rikthehen koalicionet me listë të përbërë, një nga mekanizmat që ka provuar se prodhon rotacion. Sistem proporcional kombëtar me listë 100 për qind të hapur për zgjedhjet parlamentare, hapjen e listave për këshillat bashkiakë, pasi sot janë të mbyllura”.
Kundëroferta e socialistëve mbetet e njëjtë.
“Nëse doni sistem proporcional me lista të hapura, atëherë të rishikojnë Kushtetutën për uljen e numrit të deputetëve të Kuvendit”, tha Gjiknuri.
“Ka dhe kundërofertë ky, je kapur në flagrancë duke tjetërsuar zgjedhjet, duke thënë tërmet, tërmet, pika-pika, nënën”, u shpreh Gent Strazimiri, deputeti i PD.
“Unë po e them, është metaforë që unë e them gjithë ditën. Kam qejf të them fjalën ‘tërmet’ politik”, u shpreh Gjiknuri.
Konsensusi duket ende larg, ndaj, për të lehtësuar dialogun për kohën e mbetur, dy partitë e mëdha thirrën sërish në ndihmë ekspertët e ODIHR-it për paketën e PD-së, si dhe Komisionin e Venecias për ligjin e financimit të partive politike.
Top Channel