Vijon fushata e rekrutimit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me thirrjen e hapur për 250 ushtarë dhe detarë aktivë.
Në kuadër të kësaj nisme, po zhvillohen edhe aktivitetet informuese “Ditët e Hapura” në qytete të ndryshme të vendit, ku të interesuarit mund të njihen më nga afër me mundësitë për t'u bërë pjesë e ushtrisë.
Ndërkohë ministri Ermal Nufi bëri thirrje që të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë ushtarake dhe t'i shërbejnë vendit mund të aplikojnë deri më 15 janar 2027.
Kandidatët që do të përzgjidhen do të ndjekin stërvitjen bazë, e cila është planifikuar të zhvillohet nga 22 shkurti deri më 30 prill 2027.











Komente
Komento