Anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka akuzuar kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, për parregullsi në tendera me vlerë 20 milionë euro, duke iu referuar shkeljeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).
Në një denoncim publik, Balliu kërkoi që Sako të japë llogari për mënyrën e administrimit të fondeve publike, ndërsa ngriti shqetësime edhe për përmbytjet e përsëritura në Durrës sa herë që ka reshje shiu.
Ajo përmendi gjithashtu SPAK-un, duke pretenduar se emri i kryebashkiakes lidhet me hetimet e këtij institucioni.
“Po, po, plot 20 milionë! E dëgjuat mirë, 20 milionë euro fonde në tenderë ku KLSH ka zbuluar shkelje! Emirjana Sako duhet të japë llogari për këtë skandal në Bashkinë e Durrësit! Duhet të japë llogari, emri i saj lidhet edhe me hetimet e SPAK! Durrësi meriton një kryetare që i shërben qytetit, jo një kryetare të mbuluar nga skandalet!”, deklaroi Balliu.
Denoncimi i Balliut:
Po, po, plot 20 milionë! E dëgjuat mirë, 20 milionë euro fonde në tenderë ku KLSH ka zbuluar shkelje! Emirjana Sako duhet të japë llogari për këtë skandal në Bashkinë e Durrësit!
Duhet të japi llogari emri i saj lidhet edhe me hetimet e SPAK!
Duhet të japi llogari pse sa herë bie shi, Durrësi vetem përmbytet.
Emirjana Sako, për çfarë i duhesh Durrësit? Një kryetare që është me një këmbë në dyert e SPAK dhe me tjetrën në bashki!
Një kryetare që nuk arrin të zgjidhë asnjë problem, për çfarë i duhet Durrësit?
DURRËSI MERITON NJË KRYETARE QË I SHËRBEN QYTETIT, JO NJË KRYETARE TË MBULUAR NGA SKANDALET!

