Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, Vasil Ruci, ka shprehur vlerësime të veçanta për Ernest Muçin, duke e konsideruar një prej futbollistëve me më shumë talent në përfaqësuesen kuqezi.

Në një intervistë për emisionin “Sport News” në News 24, Ruci foli për paraqitjet e sulmuesit shqiptar dhe rëndësinë që ai mund të ketë në projektin e Maran, duke theksuar se Muçi është një futbollist që i nevojitet kësaj Kombëtareje.

“Një diferencë e madhe mes të dyve, është “faktori” Muçi. Sylvinho nuk e kishte në plan, ndërkohë Maran e ka vendosur në qendër të projektit. Di që ju keni një simpati të veçantë për Muçin? Si e ke parë në këtë rol të ri, pra në rolin e liderit?

Dy vjet më përpara, thoja që nëse luan Muçi, do fitojmë. Muçi është talent. Po bëj një krahasim, një Roberto Baggio i dytë, një ekipi kombëtar i duhet një lojtar si ky. Nuk do jetë lider, por i domosdoshëm”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb