Tensione janë shënuar gjatë protestës së 171-të kombëtare, e zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë duke shtyrë protestuesit dhe duke mos lejuar që tubimi të zhvendoset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit kanë kërkuar të vijojnë tubimin në bulevard, por janë përballur me kundërshtimin e forcave të policisë. Situata është tensionuar edhe gjatë shoqërimit të disa grave, moment kur një grup qytetarësh ka ndërhyrë në mbrojtje të tyre, duke kundërshtuar veprimet e policisë. Në kor, protestuesit kanë brohoritur “Poshtë diktatura”.

Për shkak të rezistencës së qytetarëve, gratë nuk janë shoqëruar, ndërsa disa vajza janë marrë nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat.

Gazetari i Osman Stafa, raporton se tensionet janë krijuar pavarësisht se protesta po zhvillohej në mënyrë të qetë. Ai thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta dhe se qytetarët kanë të drejtë të ushtrojnë këtë të drejtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: