• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjedisi dhe sfida e integrimit në BE, 3.2 miliardë lekë buxhet për vitin 2027!

by A. Q
17/11/2026 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjedisi është kapitulli më sfidues në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbrojtja e tij është testi që vendi ende duhet të kalojë.

Për të menaxhuar mbetjet, mbrojtur pyjet, administruar cilësinë e ajrit, ujërave apo zhurmave, Ministria e Mjedisit vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion pak më shumë se 3.2 miliardë lekë. Në raport me 2026-n, fondi në dispozicion rritet me rreth 280 milionë lekë.

Elda Xhumari, zëvendësministre e Mjedisit, tha për A2CNN:

“Buxheti prej 3.23 miliard lekë i ministrisë së Mjedisit mbështet transformimin e infrastrukturës mjedisore, me investime konkrete në menaxhimin e mbetjeve, zonat e mbrojtura dhe rehabilitimin e territoreve.

Një nga prioritetet kryesore të buxhetit të vitit 2027 është zhvillimi i infrastrukturës mjedisore, duke kaluar nga ndërhyrjet e pjesshme drejt zgjidhjeve të integruara dhe afatgjata. Në këtë drejtim, një vëmendje të veçantë zë reforma e menaxhimit të mbetjeve urbane”.

Pjesa më e madhe e parave, mbi 1.1 miliardë lekë shkojnë për mbrojtjen e mjedisit, ndjekur nga administrimi i pyjeve me gati 823 milionë lekë dhe menaxhimi i mbetjeve me rreth 740 milionë lekë. Në fokus është veçanërisht cilësia e ajrit.

“Një nga investimet kryesore është zgjerimi i Rrjetit të monitorimit të cilësisë së Ajrit, përmes blerjes së stacioneve të reja të monitorimit. Për këtë projekt janë parashikuar 200 milionë lekë për vitin 2027, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit për periudhën 2026-2028 arrin në 500 milionë lekë. Synimi është zgjerimi i rrjetit me të paktën 10 stacione të reja, duke mundësuar një mbulim më të gjerë të territorit dhe identifikimin më të saktë të zonave problematike”, tha Xhumari.

Për vitin 2027 janë planifikuar 20 milionë lekë për pajisje dhe ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit të Zhurmës: “Objektivi është kalimi drejt një sistemi të automatizuar dhe të integruar, që mundëson monitorim të vazhdueshëm, administrim të të dhënave dhe raportim sipas standardeve të Bashkimit Evropian”.

Një pjesë e parave nga buxheti 3.2 miliardë lekësh shkojnë për Qendrën Multifunksionale në Luginën e Vjosës. Vepra synon të shërbejë si një model për turizmin ekologjik, edukimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit përreth Parkut Kombëtar të Vjosës.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjedisi dhe sfida e integrimit në BE, 3.2 miliardë lekë buxhet për vitin 2027!

Mjedisi dhe sfida e integrimit në BE, 3.2 miliardë lekë buxhet për vitin 2027!

November 17, 2026
“Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime”- Zv/ministri Qefalia: Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët!

Zv/ministri Qefalia flet për pagat e efektivëve: Rritje 15-20 mijë lekë për policët, sipas kategorive dhe vjetërsisë!

November 17, 2026
Integrimi në BE, ministri Hoxha takon Marta Kos: Koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate, mbyllje kapitujsh dhe reforma!

Integrimi në BE, ministri Hoxha takon Marta Kos: Koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate, mbyllje kapitujsh dhe reforma!

November 17, 2026
Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

November 17, 2026
Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Skandalet me ‘spiunen’ dhe vartësen i kushtuan postin, ish-CEO i “Nvidia” thyen heshtjen: Nëse bordi…

November 17, 2026
Tjetër sulm hibrid? Del jashtë funksionit NSA, rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve!

Tjetër sulm hibrid? Del jashtë funksionit NSA, rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve!

November 17, 2026
“Shqiptarët më kanë motivuar”- Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë pas operacionit në sy: S’jam penduar që mora pjesë në protestë!

“Shqiptarët më kanë motivuar”- Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë pas operacionit në sy: S’jam penduar që mora pjesë në protestë!

November 17, 2026
“Kam biseduar disa herë me Kurtin”- Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

“Kam biseduar disa herë me Kurtin”- Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

November 17, 2026
Britania e Madhe vendos sanksione ndaj 8 kompanive izraelite për ndërtimet në Bregun Perëndimor

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj 8 kompanive izraelite për ndërtimet në Bregun Perëndimor

November 17, 2026
Apeli shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit socialist

Apeli shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit socialist

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In