Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi
Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me demokratët e Beratit në kuadër të “Rithemelimit”, deklaroi se protesta dha një mesazh të madh për të gjithë shqiptarët.
Sipas tij, ai uragan i madh popullor ishte një mesazh i fortë për bashkimin e shqiptarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Cili ishte leksioni më i madh, të dashur miq, i asaj lëvizje gjigante, më madhështorja, më e bukura që ka parë Shqipëria?
Mesazhi më i madh i saj ishte bashkimi i shqiptarëve.
Në atë lëvizje, në një mrekulli të vërtetë kombëtare, u bashkuan kundër regjimit demokratë, socialistë, pa parti, të gjitha rrymat.
Dhe në këtë aspekt, mesazhi i parë dhe më kryesor, cilido që do t’i qëndrojë besnik qytetarit, idealeve të tij, aspiratave të tij, nxjerr se mesazhi më i rëndësishëm ishte bashkimi.
Në atë shesh, në atë bulevard, në ato rrugë u bashkuan shqiptarët, realisht të të gjitha partive politike.
Dhe unë ua them ju këtu, ditët e para dominonte e majta se unë i ndiqja shumë. Shtatë-tetë ditët e para kanë qenë të majtë më shumë, pastaj gjer në fund kemi qenë ne më shumë”, tha Berisha.




