Po mbahet protesta e 171-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Por kjo protestë është duke u mbajtur në kushte aspak të zakonta, teksa studentët e qytetarët janë shtyrë në trotuare.
Policia ka deklaruar se është duke zbatuar aktin normativ të nxjerrë nga qeveria, e cila nuk lejon bllokimin e bulevardëve.
Sakaq, protestuesit shprehen se e drejta për të protestuar është e garantuar në Kushtetutë. Në këtë mënyrë, qytetarët janë duke protestuar në trotuare përballë Kryeministrisë.
Një nga qytetaret tha për News24 se nuk do e mendonte kurrë se pas 35 viteve, në Shqipëri do instalohej një diktaturë e dytë. Ajo bëri thirrje, që shqiptarët të zgjohen e ta rrëzojnë diktaturën, para se Shqipëria të shitet.
Qytetarja: Pas 35 viteve, menduam se ishte larguar diktatura. Por kemi vendosur sot një diktaturë tjetër. Është vendosur një tjetër diktator në krye të vendit.
Nuk do e lejojmë kurrë më që diktaturët të vijnë në pushtet. Nuk do e lejojmë kurrë Shqipërinë të shitet, është vendi i shqiptarëve.
