Me përplasje është shoqëruar protesta e 171-të kundër qeverisë.
Policia ndërhyri për të larguar qytetarët nga rruga duke mos lejuar grumbullimin e tyre para kryeministrisë.
Teksa u përpoqën të shoqërojnë disa gra, efektivët u përballën me kundërshtinë e qytetarëve duke u tërhequr. Disa vajza u shoqëruan në komisariat ndërsa protesta paraqitej e qetë.