Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Vështirësia e brezit të ri për të pasur lidhje afatgjata/Psikologia Ermela Shllaku: Dëshira për të folur më pak dhe…

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë psikologia Ermela Shllaku, për të diskutuar mbi gjeneratën Z, që dhe sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe më i vetmuar…

Pse duket sikur të rinjtë e kanë kaa të vështirë të krijojnë lidhje të thella dhe afatgjata?

Krijimi i marrëdhënieve kërkon patjetër edhe komunikimin, që është baza dhe themeli i çdo lloj marrëdhënie, jo vetëm marrëdhënie romantike, edhe marrëdhënie familjare, edhe marrëdhënie shoqërore. Është çelësi i çdo lloj marrëdhënie. Siç duket, së fundmi kemi më shumë dëshirë të flasim më pak dhe të kalojmë më shumë kohë vetëm. Duke mos dhënë nga vetja, duke mos komunikuar dhe duke mos folur, asnjë lloj marrëdhënie nuk do mund të ecë për shumë kohë, në terma afatgjatë. Është mungesë vetëbesimi ndonjëherë, fakti që a do ndihemi të pranuar, a do na pranojnë të tjerët, a do ndihemi të vlerësuar nga të tjerët. Sepse ne kemi vazhdimisht nevojë për ndjenjën e afirmimit, ndjenjën e vlerësimit nga çdokush rreth nesh. Në këtë mënyrë, duke pasur ato komolekset tona, kemi predispozitën që të fshehim, të mos flasim, të mos komunikojmë, duke menduar se po bëjmë diçka gabim. Gjithmonë e them, nëse flet, nëse komunikon dhe e shpreh se çfarë ti ndien dhe mendon, gjëja patjetër që bëhet më e lehtë. Nuk zgjidhet menjëherë, por bëhet më e lehtë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.