E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë psikologia Ermela Shllaku, për të diskutuar mbi gjeneratën Z, që dhe sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe më i vetmuar…
Të lindurit pas vitit ‘97-2000, kanë një izolim social të frikshëm ndonjëherë. Zgjedhin që më mirë të kalojnë kohë në rrjete sociale dhe të kalojnë kohë vetëm, se sa të kalojnë kohë me të tjerë dhe me shoqërinë. Një ndër nevojat bazë të njeriut, është dhe nevoja për t’u ndierë i pranuar, i afirmuar dhe i dëgjuar. Dhe e lidh me këtë sepse këtu duket sikur çalon pak apo mungon ajo copëza tek puzzle-i, sepse nga kjo, fakti që afoleshentët nuk ndihen, nuk dëgjohen dhe nuk pranohen, shkojnë drejt izolimit social dhe mendojnë që brezat e tjerë nuk i kuptojnë, prindërit nuk i kuptojnë, ndoshta dhe të tjerë rreth familjes nuk i kuptojnë. Asnjëherë nuk mund ta kuptojmë botën e dikujt 100%, por këshilla kryesore është të dëgjojmë.