Vetaksident në Stallovë të Gollakut, ekipet e shpëtimit nxjerrin personin nga vetura

Foto: ilustrim
Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Stallovë, në rajonin e Gollakut, në Komunën e Prishtinës, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pjesë malore.
Sipas raportimeve të KosovaPress-it, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e shpëtimit, Policia e Kosovës dhe ekipet e Emergjencës.
Pas disa minutash kërkimesh dhe përpjekjesh, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin personin nga vetura.
Më pas, ai është marrë nga ekipi i Emergjencës dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /Kp/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate






































