Shiroka-Pula: Aktgjykimi i sotëm ndaj Thaçit e të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre

17 Nëntor 2026 | 19:19

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Ajo shprehet se aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të tyre.

“Çdo institucion i Republikës së Kosovë, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës. Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore. Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve”, thuhet në reagimin e presidencës.

Ndërkohë, më tej ajo thekson se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë porse “presim qe në këtë frymë do të veprojnë edhe Dhomat e Specializuara dhe çdo proces gjyqësor dhe të drejtat për ankimin të bëhen në frymën e standardeve ndërkombëtare të gjykimit të drejtë”.

Njëkohësisht, Shiroka-Pula deklaron se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë sonë dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga procese gjyqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas më shumë se dy vitesh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuara, këtë muaj Kosova ka lidhur marrëveshje me një kompani amerikane...
18:15 | 17/11/2026

Gruaja e Rexhep Selimit pas dënimit të Thaçit: Një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë e cila i...
17:58 | 17/11/2026

PDK: Do t’i përgjigjemi vendimit të Speciales me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media e ka quajtur të papranueshëm dhe të turpshëm...
17:11 | 17/11/2026