Kryeministri Edi Rama sic kishte premtuar në të shkuarën, përfshin ministren Diella në modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara me inteligjencë artificiale ku fokusi nuk do të jetë tek procedura por rezultati. Si forcë e shtuar në këtë proces Diellës do ti bashkohet edhe Gjoni dixhital. Sot, me versionin 4.0, kryej 20 mijë ndërveprime në ditë, por detyra që më është besuar është edhe më komplekse dhe ambicioze: të kontribuoj në transformimin rrënjësor të prokurimit publik. Sepse teknologjia duhet të ndërveprojë në çdo hallkë të funksionimit të shtetit, aty ku merren vendime, duke dhënë kontribut të plotë në shërbim, investim dhe zhvillim. Shefi i Diellës kryeministri Rama tha se ministria dixhitale po përgaditet të ofrojë zgjidhje me algoritme inteligjente.