• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Projektligji kontrovers/ Ortakëri publiko-private për blerjen e barnave, rrezik për monopol abuziv

by Lajm Lajm
November 17, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Projektligji kontrovers/ Ortakëri publiko-private për blerjen e barnave, rrezik për monopol abuziv
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka konfirmuar publikisht se qeveria është gati të çojë përpara projektligjin për krijimin e një shoqërie aksionere (sh.a.), e cila do të marrë përsipër furnizimin e spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore.

“E vetmja zgjidhje do të jetë vetëm atëherë kur garancinë për ta furnizuar sektorin publik e merr shteti. Cfarë dua të them me këtë? nëpërmjet kësaj sh.a-je do të jetë shteti garant i lidhjes dhe blerjes së këtij medikamenti direkt tek kompania mëmë dhe nuk do të ketë më mungesa në tregun e shëndetësisë shqiptare në lidhje me furnizimin me medikamente dhe me produkte mjekësore, tha Spahiu në një intervistë për Report TV.

Ky projekt ishte arsyeja se pse Edi Rama largoi nga qeveria Evis Salan, e cila nuk pranoi të firmoste projektligjin kontrovers që shtrin modelin Kayo edhe në sektorin e shëndetësisë.

Iluzioni i “garancisë shtetërore”

Sipas një varianti të projektligjit të publikuar nga Kapitali, kjo shoqëri aksionere nuk është menduar të mbetet një entitet thjesht publik. Ajo replikon modelin e “KAYO”, kompanisë shtetërore të mbrojtjes të ngritur më herët nga kryeministri Edi Rama.

Drafti i jep shoqërisë së re të drejtën të krijojë kompani të përbashkëta dhe të bashkohet me kapitalin e firmave private që tregtojnë barna dhe pajisje mjekësore. Personi që përflitet se qëndron pas këtij projekti është një biznesmen izraelit i quajtur Sani Sanilevich, mik i afërm me kryeministrin Edi Rama.

Kjo e shndërron një mekanizëm të supozuar rregullator në një monopol të ligjëruar publiko-privat. Në vend të ankandeve të hapura ku kompanitë konkurrojnë për të ulur çmimet, një entitet i vetëm i përbashkët do të marrë ekskluzivitetin për të blerë ilaçet dhe për t’ia rishitur ato shtetit. Pa presionin e konkurrencës, stimujt për efikasitet zhduken, ndërsa hapësira për marzhe abuzive fitimi zgjerohet.

Nënfinancimi kronik, jo mungesa e monopoleve

Arsyeja e vërtetë pse spitalet shqiptare vuajnë nga mungesat e barnave nuk është për shkak se distributorët nuk i sjellin dot apo fakti se shteti nuk ka një ortak privat. Problemi është se qeveria shpenzon shumë pak për shëndetin e qytetarëve të saj — dhe po shpenzon çdo vit e më pak në raport me rritjen ekonomike.

Të dhënat zyrtare mbi buxhetin e shëndetësisë në Shqipëri ekspozojnë një hendek dramatik financiar. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria shpenzon vetëm 326 euro për frymë në vit për shëndetësinë publike — rreth 4.4 herë më pak se mesatarja e Europës Qendrore dhe Lindore (1 432 euro) dhe gati 11 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian (3 552 euro).

Mjekësia e ortakërive/ Monopol në vend të fondeve, Spahiu

Për shkak të këtij nënfinancimi, shqiptarët përballen me pagesat më të larta nga xhepi në Europë, që arrijnë në gati 60% të totalit të shpenzimeve shëndetësore.

Aktualisht shteti shpenzon vetëm 53.3 milionë euro në vit për rimbursimin e barnave të sëmundjeve kryesore kronike dhe 5 llojeve kryesore të kancerit (nga të cilat vetëm 11.7 milionë euro për tumoret), duke lënë jashtë skemës së rimbursimit 77.7% të pacientëve me kancer të mushkërive, 74.7% e atyre me kancer kolorektal dhe mbi 61% e diabetikëve.

Zgjidhja europiane kundrejt eksperimentit korruptiv

Për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, krijimi i një monopoli publiko-privat është një hap prapa. Mënyra se si vendet menaxhojnë kostot e barnave dhe mungesat në treg nuk është krijimi i ndërmjetësve ekskluzivë me privatin, por rritja e financimit publik dhe vendosja e mekanizmave transparentë të kontrollit, si Vlerësimi i Teknologjisë Shëndetësore (HTA) dhe Marrëveshjet e Hyrjes së Menaxhuar (MEA).

Këto instrumente u lejojnë shteteve të negociojnë ulje çmimesh direkt me prodhuesit përmes procedurave të hapura dhe regjistrave të pacientëve, pa asgjësuar konkurrencën.

Duke zëvendësuar tenderat e hapur me një kompani të hibridizuar shtet-privat, qeveria shqiptare po injoron plagën e vërtetë të sistemit — mungesën e fondeve dhe të transparencës. Në vend që të kurojë mungesat në spitale, ky model rrezikon thjesht të kanalizojë qindra milionë euro fonde publike në një arkë të vetme të pakontrollueshme./ kapitali.al

Tags: Blerje barnashKlodiana Spahiuministria e shendetesisemonopol
Previous Post

Nga tramvaji i Bashës te trenat e Ramës, 15 vite premtime mbi shina që nuk mbërritën kurrë në stacion

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Projektligji kontrovers/ Ortakëri publiko-private për blerjen e barnave, rrezik për monopol abuziv

Projektligji kontrovers/ Ortakëri publiko-private për blerjen e barnave, rrezik për monopol abuziv

November 17, 2026
Nga tramvaji i Bashës te trenat e Ramës, 15 vite premtime mbi shina që nuk mbërritën kurrë në stacion

Nga tramvaji i Bashës te trenat e Ramës, 15 vite premtime mbi shina që nuk mbërritën kurrë në stacion

November 17, 2026
Ora miliona euro, tufa parash dhe drogë, zbardhen bisedat tronditëse të grupit Çela-Çopja

Ora miliona euro, tufa parash dhe drogë, zbardhen bisedat tronditëse të grupit Çela-Çopja

November 17, 2026
Përplasje në protestë, disa të rinj shoqërohen nga policia

Përplasje në protestë, disa të rinj shoqërohen nga policia

November 17, 2026
The Economist: 10 zhvillimet që do të trondisin botën në 2027

The Economist: 10 zhvillimet që do të trondisin botën në 2027

November 17, 2026
Përplasje para Kryeministrisë, policia rrethon protestuesit

Përplasje para Kryeministrisë, policia rrethon protestuesit

November 17, 2026
“Me Albin Kurtin kemi diskutuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë: Jemi gati të punojmë me ju për këtë projekt

“Me Albin Kurtin kemi diskutuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë: Jemi gati të punojmë me ju për këtë projekt

November 17, 2026
“Na u zhvlerësua euro”/ AMA rriti me 1.3 mln€ kompesimin e TV-ve kombëtare për lirimin e frekuencave

“Na u zhvlerësua euro”/ AMA rriti me 1.3 mln€ kompesimin e TV-ve kombëtare për lirimin e frekuencave

November 17, 2026
12 vite burg, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin e Apelit për Francesco Becchettin

12 vite burg, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin e Apelit për Francesco Becchettin

November 17, 2026
Androkli Kokthi rikthehet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Androkli Kokthi rikthehet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL