Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë, policia shkakton tensione

VIDEO/ Kaos para Kryeministrisë, policia shoqëron protestuesit me dhunë, një vajzë humb ndjenjat

19:54, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Tensionet dhe përplasjet me policinë kanë vijuar edhe këtë ditë në protestën e 171-të kundër qeverisë, përpara Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestuesit nuk janë lejuar të qëndrojnë në bulevard, por janë detyruar të zhvillojnë protestën në trotuare. Kjo situatë ka sjellë përplasje të forta në disa pjesë të bulevardit, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e protestuesve, në disa raste me përdorim force.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, një vajze i ka rënë të fikët. Qytetarët e pranishëm i kanë dhënë ujë për ta ndihmuar.

Në një moment, protestuesit janë bashkuar për të penguar lëvizjen e një furgoni policie, brenda të cilit ndodheshin qytetarët e shoqëruar nga efektivët.

Pavarësisht përplasjeve dhe ndërhyrjeve të policisë, protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë. Ata kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion të përhapur në nivelet më të larta të drejtimit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco