• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkomisioni për Auditimin shqyrton raportet e KLSH-së për sigurinë e barnave, shërbimin e dializës dhe buxhetin 2027!

by A. Q
17/11/2026 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e kryetarit Igli Cara, Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në fokus të punimeve ishin dy raporte të rëndësishme të auditimit të performancës në sektorin e shëndetësisë, si dhe projektbuxheti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitin 2027.

Fillimisht, anëtarët e nënkomisionit morën në shqyrtim dhe miratuan raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti dhe siguria e barnave që qarkullojnë në Shqipëri”, përmbledhja dhe gjetjet kryesore të të cilit u prezantuan nga deputetja Ledina Alolli.

Auditimi i shërbimit të hemodializës dhe 32 rekomandimet

Në pikën e dytë të rendit të ditës, u prezantua raporti i KLSH-së për auditimin e performancës “Shërbimi në Terapinë Renale Zëvendësuese (hemodializa, dializë peritoneale, transplanti)”. Për të raportuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ishin të pranishme përfaqësueset e KLSH-së, Xhuljeta Çelaj dhe Arminda Bushi.

Kryeaudituesja Xhuljeta Çelaj sqaroi se auditimi, i realizuar përgjatë vitit 2023 dhe që mbulon periudhën 2020–2023, ka vlerësuar efektivitetin e politikave dhe zbatimin e tyre nga institucionet përgjegjëse në drejtim të “parandalimit, identifikimit të hershëm dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike të veshkave, si dhe organizimit dhe ofrimit të shërbimit të terapisë renale zëvendësuese”.

Ajo detajoi problematikat e konstatuara në terren, si dhe ecurinë e zbatimit të 32 rekomandimeve të lëna nga KLSH.

Projektbuxheti 2027 dhe kërkesa për shtim stafi

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2027 për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili u prezantua nga drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në KLSH, Ermira Hoxha.

Gjatë fjalës së saj, Hoxha paraqiti programet buxhetore dhe investimet e planifikuara, duke vënë në dukje se tavani buxhetor i akorduar për vitin 2027 arrin në vlerën 735,5 milionë lekë, shifër kjo që është 15% më e ulët se kërkesat fillestare të paraqitura nga institucioni. Po ashtu, ajo argumentoi domosdoshmërinë për shtimin e organikës së KLSH-së me 10 punonjës të rinj.

Në përfundim të seancës, kryetari i nënkomisionit, Igli Cara, kërkoi nga përfaqësuesit e KLSH-së informacion të detajuar dhe të dokumentuar mbi:

-Realizimin e buxhetit të vitit 2026 dhe planit vjetor të auditimit;

-Analizën e ngarkesës aktuale të audituesve;

-Kriteret dhe nevojat konkrete për rekrutimet e reja;

-Kostimin e saktë të shpenzimeve operative dhe investimeve të propozuara.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nënkomisioni për Auditimin shqyrton raportet e KLSH-së për sigurinë e barnave, shërbimin e dializës dhe buxhetin 2027!

Nënkomisioni për Auditimin shqyrton raportet e KLSH-së për sigurinë e barnave, shërbimin e dializës dhe buxhetin 2027!

November 17, 2026
“Ekonomia” miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara në protesta, 125 subjekte kanë deklaruar 3,59 mln euro dëme!

“Ekonomia” miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara në protesta, 125 subjekte kanë deklaruar 3,59 mln euro dëme!

November 17, 2026
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrton me dyer të mbyllura shtesat në pozicionet negociuese me BE-në!

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrton me dyer të mbyllura shtesat në pozicionet negociuese me BE-në!

November 17, 2026
Mbi 18 mijë leje pune për të huajt në Shqipëri, gratë dhe vajzat hasin vështirësi në industrinë e veshjeve e këpucëve!

Mbi 18 mijë leje pune për të huajt në Shqipëri, gratë dhe vajzat hasin vështirësi në industrinë e veshjeve e këpucëve!

November 17, 2026
Rrëzohet avioni ushtarak në Siberi, raportohet për 17 viktima! Momenti i shpërthimit kapet nga kamerat (VIDEO)

Rrëzohet avioni ushtarak në Siberi, raportohet për 17 viktima! Momenti i shpërthimit kapet nga kamerat (VIDEO)

November 17, 2026
Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, t’i rikthejmë në jetë këto pasuri!

Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, t’i rikthejmë në jetë këto pasuri!

November 17, 2026
Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet mes tensioneve politike, Vuçiç sulmon listën studentore: Terror institucional!

Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet mes tensioneve politike, Vuçiç sulmon listën studentore: Terror institucional!

November 17, 2026
Debatet te Zgjedhorja/ Gjiknuri: Ta çojmë projektligjin për financimin e partive në Venecia! Bylykbashi: Ndalim dhe sanksionim, ja paketa jonë

Reforma/ Pakti PS-PD në minutën e fundit, kushtet e zgjedhjeve do të hartohen me ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias

November 17, 2026
Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

November 17, 2026
Dita e 171-të, përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë! Shoqërohen disa persona, tubuesit kundërshtojnë

Dita e 171-të, përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë! Shoqërohen disa persona, tubuesit kundërshtojnë

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In