I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP arreston punonjësin e Policisë në Kavajë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar këtë të martë urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Sakaq, masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.
Tensione në protestë, përplasje mes policisë dhe protestuesve! Shoqërohen disa persona
Sërish protestë para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë! Disa shoqërime
Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë
- 20:19 Joe Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e tij: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja
- 20:13 Fundosja e anijes tregtare në brigjet e Bullgarisë, shpëtohen 19 anëtarët e ekuipazhit
- 19:53 “Hat-trick” i Vinicius Jr, Brazili fiton 7-0 ndaj Singaporit! Ancelotti e ndoqi ndeshjen nga tribunat
- 19:51 Huthët sulmojnë me dronë stacionet e pompimit të naftës përgjatë tubacionit Lindje-Perëndim në Arabinë Saudite
- 19:39 Rutte dhe sekretari britanik i Mbrojtjes, në krah të Ukrainës pas sulmit ndaj urës së Krimesë: Veprim mbrojtës legjitim
- 19:36 Tensione në protestë, përplasje mes policisë dhe protestuesve! Shoqërohen disa persona