Ndërprerje në shërbimet e Apple, mijëra përdorues pa akses në iCloud dhe aplikacionet e kompanisë

Ndërprerje në shërbimet e Apple, mijëra përdorues pa akses në iCloud dhe aplikacionet e kompanisë

20:32, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra përdorues të Apple po përballen me probleme në përdorimin e shërbimeve të kompanisë, pas një ndërprerjeje që ka prekur disa prej platformave kryesore, përfshirë iCloud, App Store dhe Apple Pay.

Sipas raportimeve në Downdetector, vështirësitë janë shfaqur në disa shërbime, mes tyre Apple Support, Apple Pay, App Store, Apple Business Manager, Apple Music dhe Apple Store.

Një nga problemet më të raportuara lidhet me iCloud. Përdoruesit kanë bërë të ditur se janë shkëputur papritur nga llogaritë e tyre në iPhone dhe Mac, ndërsa kur kanë tentuar të identifikohen përsëri, janë përballur me mesazhe gabimi.

Apple ka konfirmuar probleme në disa prej shërbimeve përmes faqes së saj zyrtare të statusit të sistemeve. Megjithatë, jo të gjitha platformat rezultojnë jashtë funksionit, pasi disa prej tyre vijojnë të shfaqen si aktive, pavarësisht ankesave të përdoruesve.

Deri tani nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen dhe sa kohë do të nevojitet për rikthimin e plotë të shërbimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco