Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në Dhomat e Specializuara në Hagë, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Përmes një reagimi në Facebook, Qeveria ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit, por se kjo nuk e përjashton të drejtën për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.