Një prej aktivistëve foli nga protesta e sotme, që u karakterizua nga dhuna policore dhe shoqërime me forcë pa arsye të qytetarëve që po protestonin paqësisht.
Aktivisti u shpreh se janë shoqëruar duke u goditur edhe gra dhe vajza, teksa e quan si lëvizja e fundit e një kryeministri të korruptuar qëkërkon të shtypë me dhunë protestën qytetare.
Ai ftoi gjithë shqiptarët të bashkohen me protestën e 28 nëntorit.
“Kemi bërë njoftim mirëpo policia prej kohësh nuk lejon grumbullimin e njerëzve përballë bulevardit për protestë paqësore. Lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar me gjithë dhunën ndaj qytetarëve të lirë mënyra e vetme për ti mposhtur qytetarët por nuk i mposht dot.
Ka patur dhunë edhe ndaj vajzave dhe grave. Janë shoqëruar dhe vajza pa praninë e policeve femra. Në mënyrë të dhunshme janë goditur. Protesta do vijojë çdo ditë. Ftojmë gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës dhe festës më të madhe të demokracisë më 28 nëntor.”- tha aktivisti për News24.













