FBI ka lëshuar një paralajmërim për sulme kibernetike ndaj bizneseve dhe organizatave në mbarë botën. Kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po përdorin inteligjencën artificiale për të depërtuar në rrjetet kompjuterike, duke arritur në disa raste të marrin akses me privilegje të larta në më pak se tri orë.
Paralajmërimi është publikuar nga zyra e FBI-së në Dallas, e cila ka shpërndarë edhe një dokument zyrtar prej 13 faqesh mbi teknologjinë ARTEX, që po përdoret për të automatizuar sulmet.
Në dokument përshkruhen raste konkrete, përfshirë vjedhjen e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave në Korenë e Jugut dhe një sulm që u shoqërua me përpjekje për hyrje në më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me shërbimet e Microsoft 365.
Disa prej shërbimeve kryesore të Apple, përfshirë App Store, iCloud, Apple Pay dhe Apple Support, kanë shfaqur probleme në funksionim.