Pas 28 minutash lojë, Kosova po humbet ndaj Irlandës.
“Dardanët” e nisën takimin mirë, por Irlanda arriti të zhbllokojë rezultatin me anë të Troy Parrott, i cili realizoi nga pika e bardhë.
Të lidhura
None found
Penalltia u shkaktua pasi Kreshnik Hajrizi ndërhyri me dorë për të larguar topin nga porta. Për këtë veprim, mbrojtësi i Sionit u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq.
Për rrjedhojë, Kosova duhet të përmbysë disavantazhin në rezultat duke vijuar ndeshjen me një lojtar më pak.







