Ditën e sotme, më 17 nëntor të 2026, janë bërë plot 12 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e artistit shqiptar Florian Kondi, i njohur me nofkën Dr. Flori.
Në këtë përvjetor, dy miqtë njëkohësisht dhe dy bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, Miri dhe Landi, të cilët bashkë krijuan grupin “West Side Family”, kujtuan Dr. Flori me disa dedikime prekëse.
Të lidhura
None found
Miri publikoi pasditen e sotme një fotografi bardh e zi të artisit, të shoqëruar me një mesazh të gjatë, përmes së cilës shpreh dhimbjen dhe mallin që ndjen prej 12 vitesh për humbjen tragjike të mikut të tij të zemrës.
“I dashur Flor, edhe pse ke 12 vjet i larguar nga kjo bota jonë e përditshme, ta dish që më mungon shumë, ditë për ditë më mungon, sepse ti ishe një shok i vërtetë, ishe një mik që më duhej gjithmonë”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër, edhe Landi ka zgjedhur ta kujtojë Dr. Florin përmes një fotografie kur artisti ishte në skenë. Përbri fotos, Landi ka shkruar disa vargje emocionuese, të kënduara nga vetë Dr.Flori përmes së cilave flitet kujtimet dhe njerëzit që largohen nga jeta.
Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, duke lënë pas gruan, vajzën edhe djalin e tij. Përveç familjes dhe miqve të tij, të cilëve u ka lënë pas jë plagë të pashërueshme, Dr.Flori la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin Ëest Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.






