Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zhduket gjatë natës në Grand Canyon, gjenden të vdekur tre personat në bordin e avionit

    Fantazitë erotike të grave, çfarë zbulojnë studimet: Të ndihen të dëshiruara, lojërat e roleve dhe kurioziteti për të renë

    Rama fton Japoninë të investojë në hekurudhën Durrës–Prishtinë: Projekt me rëndësi edhe për NATO-n

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zhduket gjatë natës në Grand Canyon, gjenden të vdekur tre personat në bordin e avionit
    Botë

    Zhduket gjatë natës në Grand Canyon, gjenden të vdekur tre personat në bordin e avionit

    November 17, 2026

    Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në Parkun Kombëtar Grand Canyon, në Arizona të SHBA-së. Trupat e viktimave u gjetën të hënën në mëngjes, pas një operacioni kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës.

    Sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare të SHBA-së (NPS), Qendra Rajonale e Komunikimit të Grand Canyon mori njoftimin për zhdukjen e një avioni të tipit Piper Comanche rreth orës 23:30 të së dielës.

    Avioni ishte parë për herë të fundit në zonën e njohur si Basin, në pjesën veriore të parkut, North Rim, një territor më i lartë dhe më pak i vizituar nga turistët.

    Pas kërkimeve intensive, rreth orës 10:15 të së hënës, ekipet lokalizuan rrënojat dhe mbetjet e avionit në të njëjtën zonë. Të tre personat që ndodheshin në bord u gjetën të vdekur.

    Operacioni i kërkimit u mbështet edhe nga Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës, i cili kreu kontrolle nga ajri duke përdorur teknologjinë infra të kuqe FLIR.

    NPS bëri të ditur se identitetet e viktimave nuk do të publikohen për momentin, në respekt të familjarëve të tyre.

    Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë. Hetimin për përcaktimin e rrethanave të rrëzimit do ta drejtojë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), në bashkëpunim me Shërbimin e Parqeve Kombëtare.

    avioni Grand Canyon
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zhduket gjatë natës në Grand Canyon, gjenden të vdekur tre personat në bordin e avionit

    November 17, 2026

    Fantazitë erotike të grave, çfarë zbulojnë studimet: Të ndihen të dëshiruara, lojërat e roleve dhe kurioziteti për të renë

    November 17, 2026

    Rama fton Japoninë të investojë në hekurudhën Durrës–Prishtinë: Projekt me rëndësi edhe për NATO-n

    November 17, 2026

    Nufi në takimin e NATO-s: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe sigurinë kolektive

    November 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.