Ndërron jetë këmbësori i aksidentuar një ditë m parë në Elbasan, identifikohet viktima
17/11/2026 21:30
Ka ndërruar jetë këmbësori që u përplas nga një automjet një ditë më parë në qytetin e Elbasanit.
Viktima është identifikuar si Selman Bardhi, i cili u aksidentua teksa po kalonte rrugën. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Elbasan, ndërsa rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Policia vijon procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel