Avionët luftarakë amerikanë kanë goditur një bazë për lëshimin e raketave në ishullin e Qeshmit, në Gjirin Persik, gjatë ditës së martë.
Reuters raportoi për sulmin, duke cituar një zyrtar ushtarak amerikan. Sipas tij, operacioni u krye si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër personelit dhe aseteve amerikane në rajon.
Të lidhura
None found
Qeshmi, ishulli më i madh në Gjirin Persik, ka rëndësi strategjike për shkak të afërsisë me Ngushticën e Hormuzit. Ky korridor detar është ndër më të rëndësishmit në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Ishulli shihet si pikë kyçe për kontrollin e lëvizjeve detare në zonë, ndërsa dyshohet se aty gjenden edhe instalime ushtarake iraniane, përfshirë sisteme raketore.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë ende të ditur se cilat objekte të tjera u goditën, sa dëme u shkaktuan apo çfarë pasojash pati operacioni.
Sulmi ndodh në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë një pikë qendrore e përplasjes diplomatike dhe ushtarake mes dy vendeve.







