“9 vite dhe vazhdoj të të duroj”! Cucurella i bën dedikimin romantik partneres
Futbollisti spanjoll Marc Cucurella ka ndarë një dedikim romantik për partneren e tij, Claudia Rodríguez, me rastin e përvjetorit të lidhjes së tyre.
“Edhe një vit tjetër, dhe tashmë janë nëntë! Shpresoj të vazhdoj të të duroj edhe për shumë vite të tjera! Të dua, e bukura ime”, shkruan futbollisti në mesazhin e tij plot humor dhe dashuri.
Historia e tyre nisi rreth nëntë vite më parë dhe gjatë kësaj kohe çifti ka ndërtuar një familje me tre fëmijë: Mateo, Río dhe Bella.
Rodríguez ka qenë pranë mbrojtësit spanjoll gjatë gjithë karrierës së tij, duke e shoqëruar në ndryshimet e shumta të skuadrave dhe vendbanimeve, nga Anglia deri në rikthimin e familjes në Spanjë.
Një dedikim që tregon se, përtej suksesit në fushën e futbollit, Cucurella feston edhe një tjetër fitore të rëndësishme: nëntë vite dashuri me partneren e tij.




