Klosi: Kush shkel ligjin, nuk do të ketë mbrojtje nga PS-ja
Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk është pritur pa kundërshtime brenda partisë. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi.
I pyetur në studion e “Të Paekspozuarit” për mungesën e një votimi, Klosi u përgjigj se PS-ja ka mënyrën e saj të funksionimit të brendshëm.
Ai përcolli gjithashtu mesazhin e partisë për raportin me drejtësinë e re, duke theksuar se nuk do të ketë mbrojtje për askënd që kryen shkelje.
Pjesë nga intervista:
Tela: Spiropali s’është më pjesëtare e grupit të PS-së?
Klosi: Po.
Tela: Pritej shkarkimi, për më tepër që vetë kishte kërkuar disa herë, kishte provokuar. Kurioziteti ishte si do të silleshin drejtuesit e PS-së për atë që po ndodh në Tiranë prej disa muajsh. Derisa në fund u arrit një kakofoni, ku i duhej zotit Klosi të dilte zot për të shpjeguar shkarkimin. Si ka evoluar partia gjatë këtyre viteve? Ky është problemi.
Klosi: Ju e keni ndjekur, në vitin e fundit ne kemi mbledhje të rregullta, ku të gjithë deputetët paraqesin ankesat. Bëjmë mbledhje çdo javë. Kemi mbledhje pafund e deri te prania besnike.
Tela: Po thoja votim, jo shkarkim. Vijnë dhe marrin vesh shkarkimin.
Klosi: Sa i përket shkarkimit të Spiropalit, pati zëra kundër. Kërkuan edhe një mënyrë tjetër.
Tela: Por votim nuk pati.
Klosi: Ne kemi mënyrën tonë të funksionimit të brendshëm.
Klosi: Për PS-në ka një parim sa i përket raportit me drejtësinë e re, asnjë mbrojtje për asnjë person, për këdo që bën shkelje.
/vizionplus.tv




