Kur do e vendosë PS kandidatin për bashkinë e Tiranës? Klosi flet në “Të Paekspozuarit”
Kur do ta vendosë PS-ja kandidatin për Bashkinë e Tiranës? Kjo ishte pyetja që iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Klosi tha se ka nisur procesi për përzgjedhjen e këshilltarëve bashkiakë dhe më pas do të nisë edhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkish.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Gara për Tiranën pritet të jetë e fortë, kur do të vendosni për kandidatin?
Klosi: Në Asamble filluam një proces të rëndësishëm për zgjedhjen e këshilltarëve, ku të gjithë mund të aplikojnë. Kështu bërtet shaka edhe për platformën “Deputeti që Duam”. 860 ishte numri i aplikantëve dhe një pjesë e këtyre deputetëve vijnë nga kjo platformë.
Hoxha: Dhe ju zgjodhët Zegjinenë.
Gjinishi: Jo, jo, zgjodhën farmacisten, ajo dha dorëheqjen dhe u fut Zegjineja.
Klosi: Hapëm procesin, kemi procesin tonë të brendshëm. Do të bëjmë listat e këshilltarëve, pastaj fillojmë procesin e listës së kryetarëve. Në disa zona kemi kryetarë të konfirmuar në detyrë.




