Policia ka shoqëruar 17 persona, në protestën e kësaj të marte, 17 nëntor, pas tensioneve ku nuk i ka lejuar të grumbullohen në sheshin para Kryeministrisë.
Nga komisariati, në një prononcim për Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja bëri më dije se ndaj disa prej të shoqëruarve po procedohet me masën e arrestit, ndërsa shtoi se ndaj tyre është ushtruar dhunë gjatë shoqërimit në komisariat dhe në ambintetet e komisariatit po ashtu.
Kalaja paralajmëroi kallëzim për policinë, ndërsa theksoi se nuk është larg dita kur Rama dhe shërbëtorët e tij do të përgjigjen për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Janë 17 të shoqëruar, disa prej tyre po procedohen me arrestim. Kanë qenë duke bërë protestë paqësore, është dhe një në moshë duke u dhunuar në mënyrë ekstreme, që ka vijuar edhe gjatë shoqërimit të policisë dhe në kosmisariat. Edhe një djalë tjetër i dhunuar në mënyrë barbare.
Me urdhër të banditit që drejton komisariatin 1, duke mos na lejuar të asistonim për të shoqëruarit. Duke mos marrë mjekimin ligjor, që kam detyrim për 2 nga të shoqëruarit. Është akt dhune, i paprecedent, forcat policore janë të trajnuar për të kryer shoqërimë në përputhje me protokollin ligjor.
Paralajmëroj policinë të disatoncohet nga dhuna, nesër do bëjmë kallëzim penal. Për ata që dhunojnë, e manipulojnë provat. I bëj thirrje banditit Rama, është një ditë e zezë që do ta paguajë nesër së bashku me shërbëtorët e tij. Është shumë e afërt dita që do përpigjegjen për çdo dhunë ndaj protestuesve dhe do i referojmë të gjitha rastet në prokurori.
© SYRI.net