Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar materialet filmike që ndodhen në duart e SPAK-ut, duke ngritur dyshime se ato mund të jenë realizuar me të njëjtën aparaturë të përdorur për filmimet në zyrën e Ergy Agasit.
I ftuar në një lidhje online në emisionin “Now” në Euronews Albania, Karamuço tha se është në dijeni të sekuestrimit të këtyre pajisjeve nga Prokuroria e Posaçme, por theksoi se nuk dihet ende se çfarë përmbajnë pamjet filmike.
“Nuk di për çfarë e ka fjalën, po unë jam në dijeni siç jemi në dijeni të gjithë për filmimet që janë bërë në zyrën e Ergy Agasit. Është e njëjta aparaturë, ajo që dihet nga të gjithë që është e administruar nga ana e SPAK-ut dhe nuk dihet çfarë, pra çfarë janë ato filmime dhe çfarë përmbajnë.
Pra, përveç takimeve, di që njëri prej prokurorëve të SPAK-ut, i cili është thirrur për t’u pyetur në lidhje me një takim të mundshëm që ka bërë. Ai ka argumentuar që nuk vij për t’u pyetur për shkak se në momentin kur unë e kam takuar këtë person, ai nuk ka qenë pjesëtar i krimit të organizuar, as i dyshuar, madje ende është në hetim. Kaq”, tha eksperti.











