Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike

17 Nëntor 2026 | 22:27

Një diskutim është zhvilluar në emisionin “Now” në Euronews Albania, mes kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe deputetit demokrat, Gjin Gjoni. Qori ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi ose uljeje në tryezë me kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar dhe se nuk mund të bëjë kompromise për hir të reformës zgjedhore. Gjoni i ka cilësuar qëndrimet e Qorit si slogane bolshevike.

Diskutimi:

Qori: Nuk do më shohësh ndonjëherë të ulëm në tryezë me Sali Berishën. Në qoftë se unë them Rama në burg, Berisha në burg pastaj nuk mund të them për hir të kodit zgjedhor po jap dorën Sali Berishës. A jeni në terezi apo jo? Partia e Sali Berishës, ça rëndësie ka tani, a vjen a nuk vjen Sali Berisha.

Se me këtë mendje futen dhe me Edi Ramën jep dhe dorën e Edi Ramës. Përqafohuni, dilni në foto edhe të lumtur e të gëzuar për Shqipërinë, por nuk funksionon kështu. Një parti serioze mban qëndrime politike edhe i qëndron atyre.

Gjoni: Do japim slogane marksistë, leniniste dhe bolshevikë, shkojmë te realiteti që është sot. Dy parti të mëdha të cilët kanë 80% të spektrit politik në Shqipëri, mund ta kenë edhe nesër, mund ta kenë edhe më pak.

Qori: Se kur dalin qindra mijëra njërëz në shesh e thonë Rama në burg Berisha në burg, s’e ka më. Më fal që ndërpreva se zakonisht i respektoj njerëzit.

Gjoni: Edhe unë i respektoj dhe të respektoj. Tani problemi është shumë i thjeshtë se u ngritën disa pikëpyetje të cilët duhet t’i japësh disa sqarime. Si mund të realizohet reforma elektorale?

Po a mund të më japi një shpjegim në qoftë se ka nga partia e zotit Qori dhe partia Mundësia. në qoftë se një reformë elektorale rrëzohet duke u rrëzuar Rama, po me deputetët e Ramës, unë nuk e di se ku e gjen mbështetjen, se thonë të realizohet reforma elektorale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen

E ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, sekretarja e përgjithshme e partisë Mundësia, Barbara Doda, ka përjashtuar çdo mundësi dialogu apo bashkëpunimi me kryeministrin...
21:59 | 17/11/2026

“Ti je fajtor që studentët dalin në protestë”, Qori: Ja si e rrahën policët kolegun tim pedagog

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka denoncuar rastin e dhunimit të kolegut të tij nga policia...
21:44 | 17/11/2026

Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detajet: Janë filmime të bëra në zyrën e Ergys Agasit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje online për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me materialet filmike që ndodhen...
21:18 | 17/11/2026