VIDEO/ Me urdhër të shefit të Komisariatit nr. 1 arrestohet fotoreporteri, po fotografonte policët që dhunonin qytetarët

22:22, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fotoreporteri Marxhen Bokshi është arrestuar gjatë protestës para Kryeministrisë, teksa po fotografonte policët gjatë ushtrimit të dhunës ndaj protestuesve.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të shefit të Komisariatit nr. 1, Ervin Hasrama.

Bokshi, i cili punon për një agjenci fotografike, po dokumentonte përplasjet dhe ndërhyrjen e efektivëve ndaj qytetarëve.

Arrestimi i fotoreporterit ngre shqetësime për lirinë e medias dhe të drejtën e gazetarëve për të dokumentuar zhvillimet gjatë protestave, përfshirë veprimet e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco