Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur duke pushuar me familjen në një resort skish pranë kufirit me Kinën. Në pamjet e publikuara nga mediat shtetërore, Kim shihet i ulur në një kolltuk lëkure, me cigare në dorë dhe syze dielli. Ai po shijon pamjen e maleve përreth. Sipas agjencisë shtetërore KCNA, vizita në zonën turistike të Samjiyon zgjati dy ditë. Kim shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju, vajza dhe disa zyrtarë të lartë. Por vëmendjen më të madhe e mori vajza e tij, Kim Joo-e. Ajo u shfaq duke bërë ski, e veshur me një kostum të bardhë.