Ilir Krasniqi pas humbjes: Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen, tani duhet të nxjerrim mësime

Mbrojtësi Ilir Krasniqi u bëri thirrje bashkëlojtarëve që ta lënë pas humbjen, të mësojnë prej saj dhe të punojnë për të mos përsëritur gabimet.

Humbja 3-0 në transfertë ndaj Irlandës bëri që “Dardanët” të përfundojnë në vazon e tretë për shortin e “Euro 2028”.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për “Klan Kosova”, Krasniqi tha se kartoni i kuq ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës dhe se skuadra duhet ta harrojë sa më shpejt atë ndeshje.

“E dinim se do të përballeshim me një kundërshtar shumë të fortë dhe se na priste një ndeshje e vështirë. E nisëm mirë, por kartoni e ndryshoi gjithçka. Më pas e patëm të vështirë të luanim me një lojtar më pak”.

“Kishim luajtur edhe më herët dhe besonim se mund të shkonim për fitore. Pa kartonin do ta zhvillonim ndeshjen ndryshe, por kështu ndodhi. Duhet ta lëmë pas sa më parë dhe të nxjerrim mësime”.

“Ka pasur ndeshje ku mund të paraqiteshim më mirë, si ajo në Kosovë kundër Austrisë. Na duhet të përmirësohemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin, veçanërisht në këto ditë. Është humbje, por shpresoj që të na bëjë më të fortë”.

Shorti për “Euro 2028” do të hidhet më 6 dhjetor 2026.


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobet güncel girişgrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet