Vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale, kreu i opozitës, Sali Berisha, është i gatshëm për çdo marrëveshje politike për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Berisha i hap derën kujtdo që është kundër Ramës. “Të gjithë ata që e konsiderojnë narkoregjimin të keqen më të madhe të kombit tonë, unë i ftoj: bëhuni liderë, ngrihuni, mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni”. Sali Berisha pranon marrëveshje edhe me Arlind Qorin e Lëvizjes Bashkë, pasi sipas tij, është koha e bashkimit opozitar.