Pas eliminimit mbrëmjen e kaluar nga “Big Brother VIP Kosova 5”, Olechka foli për marrëdhënien e saj me Fuegon dhe mundësinë që ta presë pas përfundimit të qëndrimit të tij në shtëpi.
E ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ajo u pyet për afrimitetin mes tyre dhe nëse synon ta presë Fuegon jashtë.
Të lidhura
None found
“Ai është djalë shumë i mirë. Unë dua të vazhdoj komunikimin me të edhe jashtë. Mos harroni, Olechka po pret jashtë”, u shpreh ajo.






