Pesë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u arrestuan të martën, katër prej tyre nga autoritetet maqedonase dhe njëri në Greqi, të gjithë me të shkuar kriminale, ndërsa dyshohen të lidhur me iranianët, si pjesë e një celule radikale. Hetimet e autoriteteve kanë zbuluar se shqiptarët nga Shkupi dhe Kumanova, të moshave nga 22 deri në 73 vjeç, kishin lidhje me dy kriminelë iranianë, të përfshirë në vrasje e trafik droge. Dyshohet se dy iranianët, njëri prej tyre i arrestuar në Greqi, dhe tjetri agjent i shërbimeve sekrete në Iran, i shpallur në kërkim në Amerikë, kanë paguar 5 shqiptarët për të kryer një atentat në Greqi.