Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dënohet me kusht tifozi që ofendoi Mbappen

Kylian Mbappe

Një tifoz i Real Oviedos është dënuar me 11 muaj burgim me kusht për fyerje raciste ndaj sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe.

Vendimi është marrë nga një gjykatë spanjolle, pasi tifozi u shpall fajtor për vepër penale të motivuar nga urrejtja racore.

Përveç dënimit me burgim, të cilin nuk do ta vuajë nëse i përmbush kushtet e vendosura nga gjykata, ai është dënuar edhe me gjobë prej 1440 eurosh.

Gjykata i ka shqiptuar gjithashtu ndalimin për të hyrë në stadiumet e La Ligas për dy vjet, si dhe ndalimin për t’iu afruar futbollistit francez.

Incidenti kishte ndodhur më 24 gusht 2025, në ndeshjen mes Real Oviedos dhe Real Madridit.

Edhe Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes Futboll Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

Gjatë atij takimi, tifozi kishte drejtuar fyerje dhe gjeste raciste ndaj Mbappes. 

Rasti ishte raportuar nga La Liga dhe ishte trajtuar nga organet e drejtësisë spanjolle.