Zgjerohet polemika për punësimet në familjen e Granit Osmanit: Kunati Jusuf Sopi në krye të Radiodifuzionit me pagë rreth 2 mijë euro

Polemikat rreth familjes së Granit Osmanit, drejtorit të VLEN-it, janë zgjeruar pas informacioneve se edhe kunati i tij, Jusuf Sopi, është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Nacional në Maqedoni. Sopi është vëllai i bashkëshortes së Osmanit.

Osmani drejton Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, ndërsa bashkëshortja e tij kishte një kontratë në vepër pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me pagesë mujore prej 2.000 eurosh.

Të lidhura

None found

Më 13 dhjetor 2024, Granit Osmani ka vizituar kunatin në zyrë për ta uruar për detyrën e re. Në atë kohë, ai publikoi edhe një fotografi të përbashkët, duke shkruar: “Radiodifuzioni Nacional me drejtor të ri, urime Jusuf Sopi, suksese!”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se drejtori i Radiodifuzionit përfiton mbi 100 mijë denarë, shumë që është rreth 2.000 euro në muaj.

Kështu, sipas këtyre informacioneve, Granit Osmani merr rreth 2.000 euro si drejtor, bashkëshortja e tij ka përfituar 2.000 euro nga kontrata në Ministrinë e Politikës Sociale, ndërsa kunati është drejtor i Radiodifuzionit me pagë të përafërt. Të ardhurat mujore të familjes nga shteti arrijnë në rreth 6.000 euro, me mbështetjen e VLEN-it.

Kjo situatë vihet në pikëpyetje në një kohë kur shumë të rinj, familje dëshmorësh, aktivistë të VLEN-it dhe persona me nevoja të veçanta përballen me vështirësi për të siguruar nevojat bazë deri në fund të muajit.

Drejtori i VLEN-it, Granit Osmani, nuk i ka mohuar informacionet e publikuara në platformën Open Finance. Megjithatë, përmes një statusi në profilin e tij, ai ka deklaruar se do të padisë të gjithë ata që, sipas tij, shpifin dhe keqinformojnë opinionin.

Ndërkohë, të rinjtë dhe të rejat në VLEN vijojnë të pyeten se përse vazhdojnë ta mbështesin këtë subjekt dhe drejtuesit e tij, të cilët u premtojnë punësim ose kontrata.

Edhe dy liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, nuk kanë reaguar lidhur me këtë çështje.

Fotografia është publikuar në profilin e Granit Osmanit më 13 dhjetor 2024.


Shtuar më 18.11.2026 05:59

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetkavbetgrandpashabetbetasusjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet