KE kritikoi kufizimin e opozitës në Kuvend, Tabaku: Demo dhe Hita refuzuan raportimin për dhunën

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, se refuzojnë pjesëmarrjen në seancën dëgjimore.

Sipas saj, refuzimi për të qenë në komision është dëshmi e pranimit të fajësisë për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës. ”Për ligjet me porosi, dyert hapen. Për llogaridhënien, mbyllen.

Prej më shumë se një muaji kërkojmë që Ervin Demo të raportojë për dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë. Ministri përgjigjet me heshtje dhe refuzim. Kujt i shërben një Parlament që mbron qeverinë nga pyetjet e qytetarëve?”, shkruan Tabaku.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri