Lorena Goxhobelli: 697 kulla në proces trajtimi, 326 prej tyre pajisen me tituj pronësie


Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, ka bërë të ditur se 697 kulla në katër qarqe të vendit janë aktualisht në proces trajtimi, ndërsa 326 prej tyre tashmë janë pajisur me tituj pronësie.
Përmes një postimi, Goxhobelli thekson rëndësinë e garantimit të sigurisë së pronësisë për këto objekte me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
Sipas saj, ruajtja e trashëgimisë sonë kulturore nis pikërisht me sigurinë juridike të pronësisë, duke krijuar mundësi për restaurimin e kullave, zhvillimin e turizmit dhe promovimin e këtyre pasurive të çmuara.
Procesi synon jo vetëm formalizimin e pronësisë, por edhe ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore shqiptare te brezat e ardhshëm.
360grade.al



















