Ditën e sotme, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, si pasojë e masave ajrore që do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat veriore, herë pas here, ato do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Të lidhura
None found
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga kuadrati i Jugut, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 18 m/s.
Edhe në det parashikohet valëzim, me forcë 2-4 ballë.








