Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt do të nisë sot në orën 08:30 intervistimin e dëshmitarëve, njoftoi deputeti i Vetëvendosjes, Armend Baloku.
Sipas Balokut, para Komisionit do të dalin gjithsej pesë zyrtarë dhe pritet pjesëmarrje e madhe e mediave. Ai tha se pyetjet janë hartuar mbi bazën e raporteve më të fundit të marra nga institucionet përkatëse.
Të lidhura
None found
Deputeti e cilësoi ditën si të gjatë dhe me përgjegjësi të madhe. Ai u shpreh se anëtarët e Komisionit janë në rrugën e duhur për ta përmbushur detyrën me seriozitet dhe përgjegjësi.
Baloku theksoi se rasti ka tronditur opinionin publik dhe se Komisioni duhet të bëjë gjithçka për të zbardhur të vërtetën.








