Dy rafineri nafte në jug të Rusisë u goditën nga një sulm me dronë ukrainas gjatë natës, raporton gazeta online Kiyv Independent.
Sulmet e raportuara janë pjesë e një fushate më të gjerë ukrainase kundër infrastrukturës ruse të naftës, që synon ndërprerjen e furnizimeve me karburant për ushtrinë e Moskës dhe uljen e të ardhurave që financojnë luftën kundër Ukrainës.
Sipas mediave të huaja dronët goditën rafineritë Ilsky dhe Afipsky.
Rafineritë Afipsky dhe Ilsky janë ndër më të mëdhatë në Krai Krasnodar, me një kapacitet vjetor të përpunimit të naftës prej afërsisht 6.25 milionë dhe 6.6 milionë tonësh, përkatësisht.
lajm ne perditesim...









Komente
Komento