Buxheti 2027 dhe paketa fiskale/ Mblidhet sot Kuvendi, zbardhet rendi i ditës

Buxheti 2027 dhe paketa fiskale/ Mblidhet sot Kuvendi, zbardhet rendi i ditës

08:28, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në qendër të diskutimeve do të jetë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale.

Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare, ndërsa sot pritet të diskutohen për herë të parë në sallën e Kuvendit.

Në seancën e sotme, Partia Demokratike do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh, pasi 13 prej tyre janë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Përveç buxhetit dhe paketës fiskale, në rendin e ditës janë përfshirë edhe ndryshimet në ligjin për strehimin social, si dhe një projektvendim për Komisionin e Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Rendi i ditës së seancës plenare:

-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.

-Njoftime.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.

-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.

-Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco